Në Mars të këtij viti, Parlamenti Europian miratoi Aktin e Inteligjencës Artificiale, qëllimi i të cilit është rregullimi i përdorimit të kësaj teknologjie të avancuar komunikimi.
Kuadri i parë rregullator i hartuar nga BE për IA, qartëson se sistemet e Inteligjencës Artificiale që mund të përdoren në aplikacione të ndryshme, analizohen dhe klasifikohen sipas rrezikut që paraqesin për përdoruesit. IA gjeneruese, si ChatGPT, nuk do të klasifikohet si me rrezik të lartë, por do të duhet të përputhet me kërkesat e transparencës dhe ligjin e BE-së për të drejtat e autorit:
-Duke qartësuar se përmbajtja është krijuar nga IA
-Dizenjimi i modelit si parandalues për gjenerimin e përmbajtjeve të paligjshme
-Publikimi i përmbledhjeve të të dhënave me të drejtë autori
Login
0 Comments
Oldest