E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi në forumin e organizuar nga kryetarja e Kuvendit: Vlerësoj bashkëpunimin mes nesh. Së shpejti vijmë me propozime për ndryshime të reja ligjore

Kryetarja e AMA-s, znj, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me drejtuesit e institucioneve të pavarura. 
 
Gjatë takimit, znj. Krasniqi pasi vlerësoi bashkëpunimin mes tyre, prezantoi pikat kryesore të punës së institucionit, ndërsa theksoi se AMA është në fazën përfundimtare të konsultimit publik për ndryshimet në ligjin organik të AMA-s dhe se këto propozime do të paraqiten së shpejti në Kuvend për miratim.
 
Ndryshimet synojnë përmirësimin e rregullimit të tregut audioviziv dhe forcimin e masave kundër piraterisë, gjithashtu ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial.
Perpara Akti Europian i Inteligjencës Artificiale: Kërkesat e transparencës për sistemet AI
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara