E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: 776 video të bllokuara për pirateri dhe 95 për përmbajtje të dëmshme

Edhe kjo javë ka qenë e ngarkuar për ekipet që shqyrtojnë raportimet e qytetarëve për përmbajtje të dëmshme në TikTok. Nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme, janë raportuar me qindra të tilla.

Nga 22 gushti kur nisi ky bashkëpunim, janë administruar për përmbajtje të dëmshme
– 356 ankesa te ardhura në AMA
– 99 janë vlerësuar në shkelje te ligjit. Nga këto, 93 video dhe 2 audio janë hequr nga platforma dhe 4 janë në shqyrtim

Ndërsa pirateria vazhdon të jetë një shqetësim, si një fenomen shumë e përhapur online. Vetëm nga ky bashkëpunim me TikTok janë administruar:
– 818 video të raportuara për pirateri nga të cilat 776 janë hequr nga platforma
– 110 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara ndërsa 42 janë në proces.

Përveç rasteve të piraterisë, qytetarët inkurajohen të raportojnë përmbajtjet e dëmshme që përmbajnë dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave themelore etj.

Perpara Monitorimi i Përmbajtjeve në Gusht: Temat sociale më të trajtuarat në edicionet informative, në mediat audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara