E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

#FolShqip: Nisma e AMA-s për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja, të panevojshme

Nisur nga fenomeni shumë i përhapur, i përdorimit të panevojshëm të fjalëve të huaja, jo vetëm në përditshmëri, por edhe në media, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar një nismë që synon të ndihmojë në frenimin e këtij fenomeni. Gjatë javës së parë të janarit, ekipi i Drejtorisë së Monitorimit dhe Analizës ka mbikqyrur përdorimin e fjalëve të huaja nga radiot dhe televizionet.

Nga rezultati i këtij vëzhgimi, janë vënë re përdorime fjalësh të huaja krejt të panevojshme, të cilat janë publikuar bashkë me fjalët shqip që mund të zëvendësojnë këto përdorime të gabuara, që e dëmtojnë gjuhën. 

Me besimin se kjo do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e punonjësve të medias për mbrojten e gjuhës shqipe, AMA do ta vazhdojë këtë mbikqyrje duke publikuar herë pas here gjetjet dhe alternativat e fjalëve të huaja, në gjuhën shqipe.  

Perpara KA trajton 390 ankesa gjatë vitit 2023: Mbizotërojnë ankesat me objekt, “Të drejtat themelore të njeriut”
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara