E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit prezanton gjetjet e studimit, “Kanalet televizive shqiptare në rrjetet sociale”. Krasniqi: “Mirëpresim rekomandimet që rrjedhin prej tyre. Gati të rrisim bashkëpunimin edhe me studentët”

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë sot në konferencën shkencore me temë, “Kanalet televizive shqiptare në rrjetet sociale”, organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Kjo konferencë vjen si aktivitet përmbyllës i projektit me të njëjtin emër, realizuar nga Departamenti i Gazetarisë, edhe me mbështetjen e AMA-s.

Në fjalën e saj, znj. Krasniqi, pasi ka shprehur kënaqësinë për këtë rikthim në auditorët ku është diplomuar, ka bërë një prezantim të shkurtër mbi punën e AMA-s, sfidat aktuale të tregut mediatik audioviziv, bashkëpunimet me rrjetet e enteve rregullatore europiane dhe përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë europian, si e vetmja mënyrë për të ecur paralel me ta dhe me të njëjtën dinamikë që dikton tregu audioviziv.

Krasniqi ka vlerësuar gjetjet e studimit, “Kanalet televizive shqiptare në rrjetet sociale”, të prezantuara nga Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Prof. Dr. Mark Marku, si dhe ka mirëpritur rekomandimet që rrjedhin prej tyre. Ajo ka ftuar studentët e degës së Gazetarisë në ambjentet e reja të bibliotekës në AMA, jo vetëm për të shfletuar materialet studimore dhe publikimet e ndryshme, por edhe për rritur kështu, në një të ardhme të afërt, bashkëpunimin mes Autoritetit dhe  Departamentit të Gazetarisë.

Projekti “Kanalet televizive shqiptare në rrjetet sociale” është realizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, me mbështjetjen e AMA-s, dhe ka objektiv një realitet të ri mediatik, siç është Televizioni i Mediave Sociale, pra televizioni digjital që shfaqet sot në platforma të ndryshme, midis tyre dhe në rrjetet sociale (Social Media Television – SMT). Televizioni në rrjetet sociale tanimë mund të konceptohet si një medie e re, por edhe si një sfidë përballë televizioneve lineare klasike. Në literaturën e vendeve të zhvilluara shtrohet çështja nëse do të mbijetojë apo jo, në dekadat e ardhshme, televizioni linear dhe, nëse po, a do të mund të bashkëjetojë ai me televizionin e rrjeteve sociale?

Studimi i këtyre çështjeve në tregun tonë është bërë duke monitoruar shfaqjen e produkteve televizive në rrjetet sociale në Shqipëri, duke e krahasuar atë me praktikat mediatike në vendet perëndimore mbi bazën e një reflektimi teorik, të mbështetur në literaturën më të përparuar në tregun e ideve dhe të kërkimit shkencor.

Perpara Kryetarja Krasniqi, takohet me përfaqësuesit e OSBE-së. Diskutohen realitetet mediatike audiovizive, transparenca dhe angazhimet kryesore të AMA-s
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara