E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Për herë të parë 27 autoritetet audiovizive të mesdheut do mblidhen në Shqipëri

Shqipëria për herë të parë do të mirëpresë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Takimi do të zhvillohet në shtator të këtij viti dhe do të diskutojë mbi disa çështje dhe sfida të cilat prekin median dhe autoritetet rregullatore. 

Në Autoritetin e Mediave Audiovizive u zhvillua takimi i Komitetit Teknik në të cilin u diskutua agenda e këtij takimi. Mbledhja u fokusua kryesisht në çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e Video Sharing Platforms, Aktin Europian për Lirinë e Medias (EMFA),  gazetarinë kualitative dhe fact-checking, çështjet e barazisë gjinore, edukimi mediatik dhe dokumentet udhëzues të UNESCO. 

Kryetarja e Autoritetit znj. Armela Krasniqi në cilësinë e zëvendëspresidentes së MNRA-së vlerësoi këtë takim dhe punën që bën ky organizëm, si shumë të rëndësishëm pasi sfidat dhe çështjet me të cilat përballet mjedisi mediatik dhe veçanërisht institucionet rregullatore janë sa të përbashkëta aq dhe specifike. “Në këtë drejtim…” tha ajo, “…ka nevojë gjithmonë për të rritur bashkëpunimin ndërmjet nesh dhe për të shkëmbyer qëndrime dhe praktika të cilat kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve që na prekin të gjithëve”. 

Në takim morën pjesë përfaqësues të Autoritetit Rregullator Francez (ARCOM), Marokut (HACA), Kroat (AEM), Spanjoll (CAC), Grek (NCRTV), Portugez (ERC) dhe Italian (AGCOM). 

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Përgjegjës i Sektorit të Ndërveprimit, Drejtoria e Botimeve dhe Ndërveprimit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara