E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Aktivitete publike të cilat nuk duhet të përfshihen në transmetimet audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje të detyrimeve që ka nga zbatimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor, po ju përcjell një njoftim që ka marrë sot (15.04.2023) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik.

AMA kërkon nga të gjitha OSHMA-të që të mos përfshijnë këto aktivitete të ndaluara nga KQZ në transmetimet e përmbajtjeve audiovizive.

AMA do të vijojë procesin e monitorimit dhe në rast të identifikimit të rasteve të transmetimit të aktiviteteve të listuara si “Ndaluar nga KQZ”, siç janë konsideruar aktivitetet e mëposhtme, do të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për vijimin e procedimit administrativ sipas legjislacionit në fuqi.

Më poshtë gjeni vendimin e KQZ-së, si dhe bashkëlidhur shkresën zyrtare përkatëse.

Veprimtaritë publike të raportuara nga Bashkia Tiranë, me temë:

a) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 3, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Njesia 3, me datë zhvillimi: 17.4.2023, ora 17.00,

b) “Takim me Deputetët dhe Anëtarët e rinj të KB”, me vend zhvillimi: “Selia PS”, me datë zhvillimi 17.4.2023, ora 17:30,

c) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 8, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me pjesëmarrës: “Kryetari Bashkisë, deputeti dhe pjesëmarres të tjerë”, me vend zhvillimi: Njesia 8, me datë zhvillimi: 19.4.2023, ora 18.00,

ç)  “Event tematik me banorët e njesisë nr. 12, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Njesia 12, me datë zhvillimi: 19.4.2023, ora 18.00,

d) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 13, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Njesia 13, me datë zhvillimi: 20.4.2023, ora 18.00,

dh) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 14, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Njesia 14, me datë zhvillimi: 21.4.2023, ora 16:30,

e) “Event tematik me banorët e Rrogozhinës dhe Kavajës, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Kavajë, Rrogozhinë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 10.00,

ë) “Event tematik me banorët e Kamzës dhe Vorës, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Kamëz, Vorë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 17.00

përbëjnë veprimtari të ndaluar në kuptim të nenit 91, pika 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator

Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos të ndalojë zhvillimin e kësaj veprimtarie.  Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ”, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaritë nuk mund të zhvillohen.

Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4, të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa që mos të lejohet transmetimi apo të pasqyrohet në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione.

Bashkëlidhur gjeni vendimin nr. 367, datë 15.4.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik të Bashkisë Tiranë”

Vendim nr. 367, datë 15.04.2023 Për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik të Bashkisë Tiranë

Perpara Përfaqësues të OSBE/ODIHR diskutojnë në AMA mbi përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara