Washington, AMA dhe KPM në National Press Club

Delegacionet e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqipërisë dhe Komisionit të Pavaruar të Mediave të Kosovës gjatë qëndrimit të tyre në SHBA, zhvilluan një takim me Bill McCarren Drejtor Ekzekutiv i National Press Club (Klubit Kombëtar të Shtypit) dhe Gilbert Klein President i Institutit të Gazetarisë, ish President i National Press Club. Në takim morën pjesë për AMA Kryetarja znj. Armela Krasniqi, Sekretarja e Përgjithshme në detyrë, njëkohësisht Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Romelda Rrapollari ndërsa për KPM Kryetari z.Xhevat Latifi, zëvendësues i Kryeshefit Egzekutiv Faruk Rexhaj.

National Press Club është themeluar në vitin 1908 dhe shërben si një organiziatë profesionale dhe sociale për gazetarët dhe profesionistët e komunikimit.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi sfidat me të cilat po përballet media sot në të gjithë botën dhe vështirësitë e gazetarëve profesionistë për të ushtruar profesionin e tyre në shërbim të publikut pa u ndikuar nga fenomene të ndryshme që po e cënojnë median.

Në takim u nda bindja se zhvillimet komplekse në sektorë të ndryshëm të jetës shoqërore kanë shtuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve dhe aktorëve relevantë në këtë fushë.

U ra dakord që me National Press Club të nisë eksplorimi i mundësive për shkëmbimin e eksperiencave përmes praktikave më të mira dhe mbështetjen e medias mbarë shqiptare me projekte për rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve.

Më herët, dy delegacionet zhvilluan një takim në DASH me Drejtorin e Zyrës për Europën Qëndrore dhe Juglindore z. Martin McDowell dhe gjithashtu me znj. Olga Madruga-Forti, Komisioni Federal i Komunikimit.

Perpara AMA dhe KPM takojnë Federal Communication Commission

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara