E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Vendosja periodike në ekranet televizive e logos së ofrimit të kontributit të ndihmës dhe solidaritetit

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të emetuara nga subjektet televizive ka evidentuar deri më tani angazhimin e tyre maksimal në mbulimin hap pas hapi të situatës së jashtëzakonshme që ka krijuar tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjet vijuese.

 

Pjesë e programacionit ka qenë dhe transmetimi periodik i spotit publicitar për ofrimin e kontributit në ndihmë të fatkeqësisë natyrore, që AMA, e shpërndau paraditen e 28 nëntorit 2019.

 

Në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nevojave prioritare që ka për mbështetje të popullatës në zonat më të prekura, si dhe eficencës në grumbullimin dhe menaxhimin e fondeve të solidaritetit, vendosni në ekranet tuaja periodikisht, si dhe në website-in e televizonit logon e ofrimit të kontributit të ndihmës dhe solidaritetit.

 

Kjo do të ndihmojë dhe ndikojë në orientimin më të shpejtë të publikut dhe subjekteve të interesuara për akordimin e mbështetjes financiare, por dhe Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile në favor të eleminimit të pasojave të rënda të tërmetit të ditës së martë.

 

Duke vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin me subjektet televizive të licencuara në përballimin e situatës, AMA, në vijim të monitorimit të përmbajtjeve të emetuara prej tyre, në orën 15.00 të ditës së sotme do të bëjë vlerësimin e zbatimit të kërkesave ligjore dhe rregullores në rrethanat e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive

29 Nëntor 2019

Perpara Transmetimi nga televizionet dhe radiot i njoftimit solidarizues të qytetarëve për mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti është i detyrueshëm

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara