E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Projekt rregullore për licencat e transmetimit audio të komuniteteve

Projekt rregullore për licencat e transmetimit audio të komuniteteve

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve të radiove komunitare sipas ligjit për mediat audio dhe audiovizive 97/2013 ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, Projekt Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”.

Transmetimet komunitare janë transmetime audio për komunitetin të cilat: ofrohen për zhvillimin social dhe përmbushjen e interesave të komunitetit; qe reflektojnë nevojat kulturore, gjuhësore, etj.; kanë karakter informues, edukativ dhe argëtues; mbështeten në punën vullnetare të pjesëmarrësve të komunitetit; krijojnë mundësi për të lejuar aksesin më të madh të mundshëm të gjithë pjesëmarrësve të komunitetit; kanë struktura menaxhuese, përfaqësuese të komunitetit të cilit i shërbejnë etj.

Përmes kësaj rregulloreje subjektet e interesuara orientohen e mbështeten në qartësimin e procedimit për fitimin e licencës, si p.sh. karakteristikat e shërbimit audio të komunitetit; standardet për programet; plani i frekuencave; shpallja e procedurës së licencimit; dokumentacioni i aplikimit; kriteret e vlerësimit të tyre etj.

Këshillimi publik është detyrim ligjor dhe këtë procedurë e kalojnë të gjitha projekt rregulloret e hartuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Përpara hartimit të kësaj rregulloreje Kryetari i AMA-s ka pritur në një takim konsultues të gjitha palët e interesuara. Kjo projekt rregullore do të jetë on-line për një periudhë 30 ditore dhe të gjitha palët janë të mirëpritura të dërgojnë komentet e tyre.

Për AMA-n është shumë e rëndësishme transparenca dhe fton bashkësitë fetare të japin mendimet e tyre.

Tiranë, më 17 dhjetor 2015

 Autoriteti i Mediave Audiovizive

             

Perpara Njoftim për hapjen e procedurave për pranim e kandidaturave për Këshillin e Ankesave

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara