Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Krasniqi takim në Autoritetin Rregullator Kroat për Industrinë e Rrjeteve (HAKOM) Kroaci

Shqipëria vijon agjendën e takimeve për të koordinuar Lirimin e Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2). Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj.Armela Krasniqi dhe delegacioni I AMA-s ishin në një vizitë zyrtare në Kroaci për të diskutuar me homologët kroat mbi koordinimin e planit frekuencor dhe harmonizimin e parametrave teknik.

Kryetarja e AMA-s, znj.Krasniqi falenderoi palën kroate për organizimin e shpejtë të këtij takimi dhe për angazhimin në këtë proces tejet të vështirë nga pikpamja e koordinimit teknik.

Palët diskutuan mbi pikat në të cilat dy vendet kanë cështje për të zgjidhur në vijim të koordinimit të frekuencave të brezit UHF dhe brezin e III- VHF.

U dakordësua që të vijojë bashkëpunimi në harmonizimin e parametrave teknikë të rrjeteve kombëtare shqiptare me qëllim arritjen e pajtueshmërisë midis allotmenteve të Tiranës dhe Dubrovnikut (D09).

Pala kroate u dakordësua në parim me planin frekuncor të Shqipërisë dhe do të vijojë punën me administratën e AMA-s për harmonizimin e parametrave teknikë për të shmangur interferenca në të ardhmen. Kroacia ishte një ndër vendet e fundit në rajon që nuk kishte dhënë dakordësinë e saj për planin frekuencor shqiptar.

Më herët, Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ndërmori një agjendë takimesh me vendet fqinjë në rajon për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij.

Në vijim të kësaj, në Tiranë u nënshkruan Deklarata dypalëshe Dakordësie me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe me Kosovën. Kjo do të pasohet me Marrëveshjet përkatëse për lirimin e brezit frekuencor dhe finalizimin e ketij procesi brenda afatave të përcaktuara në aktet ndërkombëtare.

Me nënshkrimin e “Deklaratës së Përbashkët” institucionale për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, palët nënshkruese konfirmuan arritjen e një plani të përputhshëm të frekuencave ndërmjet administratave përkatëse mbi koordinimin e frekuencave numerike tokësore, në brezin 470-694 MHz. Shqipëria për planin e saj frekuencor DD2 ka marrë miratimin edhe të Italisë e Greqisë.

Perpara Njoftim për median

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara