Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi, priti në takim në AMA, ambasadorin e OSCE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco.

Gjatë këtij takimi të dy përfaqësuesit diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet sot media dhe nevojën për të forcuar bashkëpunimin në këtë drejtim.

Kryetarja Krasniqi shprehu bindjen se vetëm përmes bashkëpunimit mund të çojmë përpara projektet e rëndësishme në shërbim të medias dhe si rredhojë publikut.

Nga ana e tij, Ambasadori Del Monaco u shpreh se OSCE është e gatshme për të mbështetur AMA-n.

Perpara Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj. Armela Krasniqi takon Përfaqësuesen e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, znj. Teresa Ribeiro.