E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Barazia gjinore, tryezë konsultimi mbi Kodin e Transmetimit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive nis tryezat konsultuese me grupet e interesit për rishikimin e Kodit të Transmetimit. Takimi i parë konsultativ në bashkëpunim me UN WOMEN në Shqipëri, u zhvillua në datën 16 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e gazetarëve të terrenit që mbulojnë kronikën dhe çështje të aktualitetit, si dhe me moderatorë programesh me natyrë sociale.

Gjatë kësaj tryeze u prezantuan ndryshimet e bëra në draft-Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive, ndër të cilat është përfshirë është një seksion i posacëm për cështjet e barazisë gjinore.

Fokusi i këtij propozimi lidhet me promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e diskriminimit gjinor dhe luftimin e seksizmit në mediat audiovizive.

Barazia gjinore është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e demokracisë dhe për një qeverisje të mirë në vend, tregues i respektimit të shtetit të së drejtës dhe promovimi i mirëqenies për të gjithë. Si e tilllë, diskriminimi në bazë të seksit dhe/ose gjinisë përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe një pengesë për gëzimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ky propozim bazohet në konventa ndërkombëtare ku shteti shqiptar është palë, rekomandime në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe vajzave dhe ka detyrimin që të respektojë standardet e përcaktuara në to lidhur me ndalimin e diskriminimit mbi baza gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore.

Të pranishmit në këtë tryezë trajtuan disa nga problematikat që hasen në aktivitetin e përditshëm mediatik dhe sfidat me të cilat ndeshen gjatë punës së tyre.

Duke vlerësuar këtë kapitull si tejet të nevojshëm, pjesëmarrësit në mënyrë unanime kërkuan më shumë reagim nga të gjithë aktorët sidomos kur bëhet fjale për çështje të kësaj natyre.

Debatet u fokusuan edhe në ngjarjet e fundit, si ajo e Librazhdit, që kanë tronditur opinionin publik dhe mënyrën si janë trajtuar nga media dhe u kërkua më tepër reagim nga autoritetet, madje kishte nga ato gazetarë që shkruan deri aty sa kërkuan mbylljen e programeve dhe të vetë televizioneve që bëjnë këto shkelje.

Gjatë takimit u diskutuan të gjitha propozimet në këtë seksion dhe u dhanë mendime/ propozime dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e përmbajtjes.

Konsultimi publik mbi Kodin e Transmetimit do të vijojë me takime  dhe tryeza të Autoritetit me grupe të interesit dhe medias për të konceptuar dhe miratuar më shumicë një kod gjithëpërfshirës, largpamës, të kuptueshëm, të zbatueshëm që garanton besueshmëri por mbi të gjitha barazi.

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Specialist Sektori i Financës, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme.

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara