Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi është ndalur në Berat në vazhdën e takimeve për të diskutuar mbi ndryshimet që janë propozuar në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”.
Në takimin me operatorë të autorizuar nga AMA në qarkun e Beratit, Znj. Krasniqi u shpjegoi të pranishmëve ndikimet pozitive që do të kenë ndryshimet në rregullore, si në lehtësimin e kushteve për marrjen e autorizimit apo rinovimit ashtu dhe në përforcimin e masave ligjore, që do të parandalojnë manipulimin e shpërndarjes së sinjalit tokësor, për qëllime që bien ndesh me licencimin dhe të drejtat e transmetimit.
Turi i nisur në Dibër e më pas në Qarkun e Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit e Tiranës do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit.