E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Turi i konsultimeve për ndryshime në Rregulloren e Autorizimeve vijon në qarkun e Durrësit e Tiranës

Tryezat e konsultimit publik, kanë vijuar në qytetet e Durrësit dhe Tiranës me operatorë të autorizuar nga AMA. Këto konsultime, bëhen për të diskutuar ndryshimet që propozon Autoriteti i Mediave Audiovizive në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”. 

Në ndryshimet e propozuara parashikohen kritere të reja lidhur me marrjen e autorizimit, masa përforcuese ligjore për subjektet, për të dhënë shërbimin për të cilin janë të autorizuar, por edhe masa lehtësuese sa i takon dokumentacionit që kërkohet nga OSHMA-të në kërkesën e tyre për autorizim apo rinovim autorizimi.

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi u shpreh se sikurse në qarqe të tjera, edhe nga operatorët e autorizuar të Durrësit dhe Tiranës ka gjetur përkrahjen e tyre për ndryshimet në rregullore të cilat do ti japin fund manipulimit të shpërndarjes së sinjalit tokësor për qëllime që bien ndesh me licencimin dhe të drejtat e transmetimit.

Kryetarja e AMA-s u shpreh se lufta kundrejt paligjshmërisë dhe çdo veprimi që cenon konkurrencën dhe mbajtësit e të drejtave, s’do të ndalet.

Perpara Konsultimet publike për ndryshimet në Rregulloren e Autorizimeve, Krasniqi: E kënaqur për dakordësinë që patëm me subjektet në Qarkun e Elbasanit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara