E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Tryeza e diskutimit – “Fëmijët dhe shprehitë e edukimit mediatik”

Ditën e enjte, më 17 dhjetor 2020, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi tryezën e diskutimit virtual me temë “Fëmijët dhe shprehitë e edukimit mediatik”, në vijim të aktiviteteve që AMA realizon me fokus mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme në transmetimet audio dhe audiovizive.

Autoriteti që nga viti 2017 ka mbështetur 5 projekte mbi edukimin mediatik dhe fëmijët, të organizuara nga organizatat e shoqërisë civile, një prej të cilëve ka qenë një konferencë ndërkombëtare në Tiranë majin e vitit të kaluar.

AMA e ka përfshirë angazhimin e tij në fushën e edukimit mediatik dhe në strategjinë e veprimit të institucionit në periudhën 2021-2023, aspekt që u vlerësua nga pjesmarrësit në tryezën e diskutimit virtual.

Prezentë në tryezë ishin zyrtarë dhe ekspertë nga institucionet dhe agjencitë publike të arsimit, nga Universiteti i Tiranës, subjekte të shoqërisë civile, apo kërkues të fushës, të cilët trajtuan problematika që lidhen me përfshirjen e edukimit mediatik në kurrikulat e nxënësve dhe studentëve, për kombinimin e njohurive teorike me aftësimin teknologjik, për nevojën e iniciativave vetërregulluese të redaksive gazetareske për të evituar lajmet e pavërteta dhe ato të shtrembëruara etj.

Diskutantët theksuan se edukimin mediatik duhet ta vendosim në fokus jo vetëm me fëmijët por edhe me vetë median. Në media transmetohen më së shumti kronika për fëmijët problematik dhe shumë pak kronika pozitive për këtë kategori, gjë që sjell demotivim tek brezi i ri.

U përmend dhe rasti i platformave rinore ku të rinjtë gjejnë gjithmonë më shumë veten të komunikojnë me njëri-tjetrin, për të mos rënë pre e bullizmit në mediat sociale.

Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe nga Sektori i Zhvillimit të Kurrikulës në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar, përmendën dhe faktin se në trajnimet e mësuesve do të futet edhe moduli i edukimi mediatik, i huazuar nga manuali i UNESCO-s. Impakti i pritshëm është se nxënënësi i edukuar mediatikisht, gjithashtu do të kërkojë cilësi nga media.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Tiranë, më 17.12.2020

Perpara AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE DHE KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM MIRËKUPTIMI
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara