E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transpozimi i EMFA dhe DSA në Shqipëri: tryezë pune me stafin e AMA-s dhe ekspertin e KiE-së

Roli i Autoritetit të Mediave Audiovizive në mbrojtjen e lirisë së medias, garantimin e pluralizmit, sigurimin e pavarësisë editoriale, transparencën e pronësisë mediatike dhe rregullimin e reklamave shtetërore, si edhe përafrimi me praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE-së për rregullimin e tregut audioviziv dhe online, ishin në fokusin kryesor të një tryeze pune dyditore.
 
Aktiviteti u organizua në kuadër të programit të përbashkët BE – Këshilli i Evropës “Facility Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë III”, me pjesëmarrjen e ekspertit të Këshillit të Europës, Z. Francesco Sciacchitano nga autoriteti italian AGCOM.
 
Gjatë punimeve, Z. Sciacchitano ndau me stafin e AMA-s përvojat më të avancuara europiane lidhur me sfidat e tregut audioviziv dhe digjital, mbrojtjen e të drejtave të publikut dhe zbatimin efektiv të Akteve të reja europiane për median (EMFA) dhe për shërbimet digjitale (DSA).
 
Tryeza u hap nga Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi, e cila theksoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për forcimin institucional të AMA-s si garant i lirisë së medias, pavarësisë editoriale dhe të drejtave të publikut. Ajo vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të qëndrueshëm, transparent dhe të besueshëm.
 
Gjatë dy ditëve të punës, u theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve të AMA-s si autoritet rregullator, sidomos në drejtim të zbatimit të ligjit, rritjes së autonomisë institucionale dhe aftësisë për të përballuar sfidat që sjell epoka digjitale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nevojës për mbikëqyrje efektive të tregut online në përputhje me direktivat më të fundit të Bashkimit Europian.
 
Ky aktivitet përfaqëson një hap konkret në rrugën e Shqipërisë drejt harmonizimit me acquis Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në procesin e përafrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian në fushën e medias dhe shërbimeve digjitale, duke forcuar më tej rolin e AMA-s si institucion kyç në mbrojtjen e interesit publik dhe funksionimin e një hapësire mediatike të lirë, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.
Perpara Matja e Shikueshmërisë, kryetarja e AMA-s takon drejtorin e përgjithshëm të TIAK
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara