Vazhdon bashkëpunimi i qytetarëve me AMA-n, për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme të publikuara në platformën TikTok.
Qindra video të bllokuara për pirateri dhe qindra të tjera për përmbajtje të dëmshme janë rezultati i këtij bashkëpunimi.
Nga fillimi i bashkëpunimit me këtë platformë, nga raportimet e qytetarëve, janë arritur këto rezultate
682 ankesa te ardhura në AMA
268 janë vlerësuar në shkelje të ligjit dhe janë hequr nga platforma.
Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me platformën TikTok, janë shënuar:
1245 video të raportuara për pirateri dhe të hequra nga platforma
168 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara
Çdo ankesë e mbërritur nga qytetarët, është shqyrtuar me përgjegjësi nga grupi i punës, përgjegjës për bashkëpunimin me plarformën TikTok, duke analizuar konform predispozitave ligjore çdo denoncim të ardhur.