E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparenca AMA-TikTok, hiqen nga platforma të gjitha videot e raportura për pirateri

Pas raportimeve të bëra nga qytetarët në Autoritetin e Mediave Audiovizive, dhe bashkëpunimit me TikTok, janë hequr nga platforma të 995 video të raportuara për pirateri.

Ndërkaq janë mbyllur 140 profile, pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara.

Falë bashkëpunimit të AMA-s me qytetarët dhe platformën TikTok, janë të shumta ankesat e qytetarëve dhe po aq dhe masat e marra për shkelësit e ligjit.

Deri më tani janë:

516 ankesa të ardhura në AMA
178 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 171 video/audio janë hequr nga platforma dhe 7 të tjera janë në shqyrtim

Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me platformën TikTok, janë shënuar:
995 video të raportuara për pirateri dhe të hequra nga platforma
140 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara.

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi vazhdon të inkurajojë qytetarët të raportojnë çdo përmbajtje që ata e gjykojnë të dëmshme ndërsa premton se çdo ankesë do të shqyrtohet me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.

Perpara Shkeljet ligjore: AMA vendos 46 gjoba gjatë periudhës Janar-Tetor 2024
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara