Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi është e pranishme në takimin e 60-të, të Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizivë, EPRA, e cila po mbahet në Qipro në datat 23-25 tetor 2024.
Me 130 pjesëmarrës nga më shumë se 40 rregullatorë evropianë, përfaqësues nga Komisioni Evropian, OSBE, Observatori Audioviziv Evropian, ekspertë etj, diskutuan çështje aktuale të medias si dhe aktet e miratuara nga BE që kanë qëllim rregullimin e mëtejshëm të tregut audioviziv.
“Ndamë mes nesh njohuritë dhe eksperiencat mbi zbatimin e Aktit Evropian të Shërbimeve Digjitale, bashkëpunimin dhe përcaktimin nga sinjalizuesit e besuar, raportimin e gjuhës së urrejtjes online si dhe mënyrat e parandalimit të abuzimeve”- u shpreh Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi e cila mban dhe postin e nënkryetares së EPRA-s.