E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Takimi AMA – AKEP për rritjen e efikasitetit në luftën kundër piraterisë televizive

Takimi AMA – AKEP për rritjen e efikasitetit në luftën kundër piraterisë televizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), më datë 30 Maj 2018, organizoi një takim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në praninë dhe të operatorëve Digitalb, Tring dhe ABCom mbi fenomenin e piraterisë televizive.
Në një kohë që pirateria televizive është një fenomen në rritje, u theksua gjatë takimit, konsiderohet si i domosdoshëm një koordinim më efikas mes institucioneve që mbikëqyrin tregun audioviziv dhe atë të komunikacionit, si dhe me operatorët PayTV që preken direkt nga ky aktivitet i jashtëligjshëm. Nga pjesmarrësit u evidentua fakti se zhvillimet teknologjike në fushën e telekomunikimit kanë bërë më të lehtë piratimin e përmbajtjeve audiovizive, si dhe kane vështirësuar veprimtarinë e organeve përgjegjëse për konstatimin dhe eliminimin e këtij fenomeni.
Konkretisht, qellimi i takimit ishte ndërmarrja e hapave konkrete për rritjen e bashkëpunimit mes dy autoriteteve, operatorëve audiovizive dhe ofruesve të shërbimit të internetit, për rritjen e efikasitetit në luftën kundër piraterisë televizive nëpërmjet një koordinimi gjithëpërfshirës dhe një procesi të mirërregulluar, përmes të cilit garantohen rezultate konkrete në luftën kundër fenomenit.
Diskutimet e këtij takimi pritet të konkretizohen me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces.

Tiranë, më 30.05.2018
Autoriteti i Mediave Audiovizive

Perpara Edukimi për Median: “Takim i grupit të ekspertëve – Koordinimi dhe sinergjitë mes palëve për një komunikim të përgjegjshëm etik”
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara