Në kuadër të forcimit të kapaciteteve mbikëqyrëse dhe inspektuese, Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë vitit 2025 ka ndërmarrë investime konkrete në modernizimin e infrastrukturës teknike të përdorur nga Drejtoria e Inspektimit dhe Mbikëqyrjes.
Investimi në teknologji dhe pajisje të reja ka bërë të mundur implementimin e sistemit të ri digjital të regjistrimit për mbikëqyrjen e transmetimeve audiovizive, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e regjistrimit të figurës dhe zërit.
Një ndër zhvillimet më të rëndësishme është rritja e kapaciteteve të mbikëqyrjes nga 48 në 60 kanale njëkohësisht, çka përforcon ndjeshëm mundësitë e kontrollit dhe monitorimit të transmetimeve në kohë reale.
Këto zhvillime rrisin efektivitetin e procesit të inspektimit dhe cilësinë e mbikëqyrjes së transmetimeve audiovizive, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.