E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Publikimi i fletës informuese ISHPSHSH–AMA “Punë Dinjitoze në Sektorin e Medias”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH), në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit dhe planit të përbashkët të aktiviteteve, publikojnë Fletën Informuese “Punë Dinjitoze në Sektorin e Medias”, një material orientues dhe praktik që synon të forcojë njohuritë dhe ndërgjegjësimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve në fushën e medias.
Ky publikim përforcon angazhimin e dy institucioneve për rritjen e standardeve të punës, mbrojtjen sociale dhe sigurinë në mjediset e punës së medias.
Fleta Informuese përmbledh elementet bazë të legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës, përfshirë detyrimet e punëdhënësve për kontratat dhe dokumentacionin e punës, respektimin e orarit dhe pushimeve, garancitë për pagesat, kushtet minimale të punës, si dhe masat detyruese për sigurinë dhe shëndetin në punë. Materiali shërben si udhërrëfyes për zbatimin konkret të standardeve ligjore, duke sqaruar të drejtat e punonjësve dhe përgjegjësitë që institucionet dhe subjektet mediatike duhet të sigurojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Në kushtet e një tregu mediatik dinamik dhe me risk profesional të lartë, ky material synon të nxisë një kulturë më të fortë të zbatimit të ligjit dhe të përmirësojë praktikat institucionale, duke mbështetur krijimin e një mjedisi pune të shëndetshëm, transparent dhe dinjitoz.
AMA mbështet plotësisht shpërndarjen e këtij materiali për të gjitha subjektet audiovizive dhe të gjitha entitetet nën juridiksionin e saj, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe zbatimit të standardeve ligjore si bazë për integritetin profesional dhe barazinë në vendin e punës.
Ftojmë të gjitha subjektet audiovizive, stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre të njihen me përmbajtjen e Fletës Informuese dhe ta përdorin atë si mjet orientues për forcimin e standardeve të punës dhe rritjen e cilësisë së praktikave institucionale në sektorin e medias.

Fletë informuese ISHPSHSH–AMA “Punë Dinjitoze në Sektorin e Medias”

Marreveshje bashkepunimi midis AMA-s dhe ISHPSHSH
Perpara Shkëmbimi i eksperiencave, delegacioni i Autoritetit Rregullator të Serbisë vizitë në AMA
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara