Drejtoria e Mbikëqyrjes dhe Inspektimeve pranë Autoritetit të Mediave, në bazë të ankesave të mbërritura në institucion gjatë 9 muajve të vitit 2025, ka raportuar në platformën Telegram, 11 grupe që shisnin në mënyrë të paligjshme abonime televizive pirate në këtë Platformë.
Në këto grupe reklamoheshin paketa televizive me kanale kombëtare, ndërkombëtare si dhe sportive.
Paralelisht me ankesat që adresohen në AMA, grupet e inspektorëve të AMA-s punojnë në terren për të evidentuar transmetues të paligjshëm IPTV që transmetojnë paketa televizive pirate.
Lufta kundër piraterisë është objektiv i rëndësishëm i Autoritetit të Mediave audiovizive dhe ajo do të luftohet në të gjitha format dhe mënyrat.
Gjatë vitit 2025, inspektorët e AMA-s kanë dërguar me dhjetëra kërkesa tek AKEP-i për mbyllje të domeneve si dhe denoncime në Prokurori ndaj subjekteve të paligjshëm.