E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Paralajmëron kryetarja e AMA-s: Mos promovoni dhunën. Masa ndëshkimore për shkelësit e ligjit

Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka reaguar sot, për mënyrën sesi mediat audiovizive kane vijuar me raportimet nga terreni, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi dje në mjediset e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u qëllua për vdekje gjykatësi, Astrit Kalaja, me disa deklarime të një të afërmi të autorit të krimit, i cili ka përcjellë qëndrime dhunënxitëse, hakmarrëse dhe vetëgjyqësi. Ajo ka bërë me dije se Autoriteti, vetëm sot, ka dhënë 13 masa “Tërheqje vëmendje” për 13 televizione dhe ka bërë thirrje që ti jepet fund transmetimit të thirrjeve që nxisin dhunë.

Me poshtë reagimi i plotë i Krasniqit:

Sot Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka drejtuar masën administrative “Tërheqje Vëmendje”, 13 OSHMA-ve, për shkeljen ligjore, “Nxitje e dhunës” në transmetimet audiovizive.

Në dy ditët e fundit, në përmbajtjet e transmetuara nga OSHMA-të, po trajtohet në mënyrë të detajuar ngjarja shumë e rëndë, që ndodhi dje në mjediset e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u qëllua për vdekje gjykatësi, Astrit Kalaja. Në kronikat dhe raportimet nga terreni janë përfshirë sot dhe disa deklarime të një të afërmi të autorit të krimit, i cili ka përcjellë qëndrime dhunënxitëse, hakmarrëse dhe vetëgjyqësi. Krijimi i hapësirave televizive për qëndrime të tilla jotolerante, nuk ka lidhje as me pluralitetin dhe lirinë e fjalës, as me interesin e opinionit publik. Thirrje të tilla vetëm sa promovojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, akte dhune, dhe shkelin aktet ligjore në fuqi.

Në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe në Kodin e Transmetimit, thuhet qartë se në transmetimet audio dhe audiovizive nuk duhet të përdoret gjuhë që promovon, nxit ose justifikon dhunën ndërmjet shtetasve.

Dhuna sjell dhunë!

Prandaj u bëj edhe një herë thirrje të gjithë OSHMA-ve të shmangin përmbajtjet që promovojnë dhunën dhe hakmarrjen.

Perpara Kryetarja e AMA-s në Asamblenë e 24-të Plenare të MNRA-së: Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, objektiv madhor i punës tonë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara