E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Organizohet takimi i tretë mbi ndryshimet në ligjin e AMA-s dhe AKEP-it

Sot, më datën 27 dhjetor 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan takimin e tretë të diskutimit mbi ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në takim ishin të ftuar përfaqësues të mediave elektronike, drejtues të lartë dhe juristë nga Ministria e Drejtësisë si dhe institucioneve të tjera publike, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare si dhe të shoqatave që në fokus të punës së tyre kanë median.

Takimi i tretë ishte i karakterit juridik. Kryetari i AMA-s, Z. Gentian Sala bëri një përmbledhje të dy tryezave pararendëse të mbajtura për diskutimet e dy projektligjeve. Takimi vijoi me një pasqyrim të dispozitave ligjore dhe përmbajtjes së tyre nga Drejtoresha Juridike dhe e Licencave, pranë AMA-s. Zëvendësministria e Drejtësisë, znj Teuta Vodo theksoi idenë se mbeten të vendosur të përmirësojnë kuadrin ligjor të deritanishëm në lidhje me mediat online. Gjatë takimit u theksua se ndryshimet janë në harmoni të plotë me direktivën e fundit të Bashkimit Europian për shërbimet audiovizive.

Gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave të pranishme, në parim u shprehën kundër miratimit të ndryshimeve të propozuara, duke theksuar që këto akte cënojnë lirinë e medias. Vetërregullimi, goditja e fake news me anë të edukimit mediatik, gjobat jo proporcionale si dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ishin në bazë të diskutimeve. Procesverbali mbi çështjet e diskutuara do t’i dërgohet me e-mail të pranishmëve në takim ditën e nesërme.

Në përfundim të takimit u vendos që propozimet e dala nga të pranishmit, gjatë takimit të tretë të dërgohen edhe në formë zyrtare.

Më datë 19 dhjetor në cilësinë e organit rregullator në fushën e mediave audiovizive si dhe duke mbajtur parasysh se ndryshimet e propozuara do të kenë ndikim të ndjeshëm në veprimtarinë e subjekteve, AMA ia ka përcjellë për mendim Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, dy projektligjet e sipër cituara dhe në datën 24 dhjetor 2018, i ka përcjellë për mendim pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Gjithashtu, në ditët në vijim AMA do t’ju njoftojë mbi takimin e radhës që do të mbahet për këto dy projektligje.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

27.12.2018

Perpara Tryezë diskutimi me platformat televizive shqiptare dhe institucionet publike që luftojnë piraterinë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara