Njoftim për shtyrje afati aplikimi për licencë transmetimi audio analoge
Në mbështetje të nenit 59 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, AMA njofton se afati i paraqitjes së dokumentacionit të aplikimit për licence transmetimi audio analoge, të shpallur për në datën 17 korrik 2018 shtyhet për në datën 23 korrik 2018.
Aplikimet për licencë tranmetimi audio private analoge do të hapen në datën 23 korrik 2018, ora 10.00.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë më 13 Korrik 2018