E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim për çeljen e procedurës të dhënies së 1 (një) licence transmetimi audio të komunitetit

 Njoftim

Për çeljen e procedurës të dhënies së 1 (një) licence transmetimi audio të komunitetit 

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit” miratuar me vendimin nr. 55, datë 04.04.2016 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 20, datë 02.03.2017 të AMA-s “Për përcaktimin e frekuencave për shërbimin e transmetimit audio të komunitetit dhe çeljen e garës për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit” do të organizojë procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e 1 licence transmetimi audio të komunitetit.

Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë transmetimi audio të komunitetit janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Rruga “Abdi Toptani”, ish-hotel Drini, Tiranë, brenda datës 24.03.2017.

 Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:

  • Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”;
  • Karakteristikat teknike të transmetimit dhe karakteristikat teknike të stacioneve transmetuese,

Mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.

Aplikimet do të hapen më datë 24.03.2017, ora 10.00, në mjediset e AMA-s ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 03 mars 2017

Perpara Reklamat e fshehura nga mjekët apo institucionet shëndetësore janë të ndaluara
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara