Ekipet e monitorimit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë përpunuar të dhënat për muajin shkurt, duke treguar se temat politike kanë mbizotëruar në edicionet kryesore të lajmeve, duke zënë 23.75% të hapësirës informative.
Pas politikës, lajmet nga bota renditen të dytat me 12%, ndërsa çështjet e drejtësisë zënë vendin e tretë me 10.86%.
Si çdo muaj, AMA publikon një përmbledhje të hollësishme mbi temat e trajtuara në edicionet informative të radiove dhe televizioneve kombëtare. Për më shumë informacion mbi përmbajtjet e monitoruara dhe analizën e tregut mediatik, mund të vizitoni faqen zyrtare të AMA-s në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/.