E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i Përmbajtjeve në Dhjetor: Politika dhe temat sociale, më të trajtuarat në edicionet informative në televizionet kombëtare

Politika ka zënë hapësirën më të madhe informative në televizionet kombëtare gjatë Dhjetorit të vitit që lamë pas. Si çdo muaj, të dhënat janë përllogaritur nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA dhe reflektojnë temat e trajtuara të lajmeve në televizionet kombëtare.

Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas pas Politikës, me 13.12%, vijnë temat sociale me 12.20%. Më pas vjen veprimtaria e Drejtësisë, Kronika e Zezë e me radhë.

Tendencat e temave të lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara për kohën e partive politike në subjektet audiovizive, volumin e reklamave, aktorin sinkron etj., gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në Monitorimin e Përmbajtjeve, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Perpara AMA organizon tryezën e dytë për Matjen e Audiencës. Palët bien dakort për ngritjen e Komitetit të Përbashkët të Industrisë me 9 anëtarë

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara