Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin shkurt, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoriteti i Mediave Audiovizive , tregojnë një dominim të qartë të disa aktorëve politikë dhe institucioneve në televizionet kombëtare.
Në raportin mbi partitë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 74.70% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 23.85% dhe Partia “Mundësia” me 0.63%.
Nga ana tjetër, në prezencën e institucioneve shtetërore, Kryeministria ka 45.66% të kohës, Qeveria 35.78%, Parlamenti 16.14%, Presidenca me 2.20% si dhe Institucionet e Pavarura me 0.22%
Në treguesin e aktorëve sinkron, Sali Berisha kryeson me 36.77%, i ndjekur nga Edi Rama me 26.58%, e më pas Arbjan Mazniku me 3.93%.
Të dhëna të tjera, përfshirë temat e lajmit dhe reklamat institucionale, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit. : https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/
