E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Mbrojtja e të drejtave të minoriteteve në transmetimet audiovizive. Delegacioni estonez pritet nga kryetarja e AMA-s

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, znj. Armela Krasniqi priti në një takim z. Dmitri Moskovtsev, i shoqatës së Minoriteteve në Estoni, përfaqësuesit e Ministrisë estoneze të Kulturës, z. Artjom Tepljuk dhe znj. Julia Amor, si dhe Nënkryetarin e Komitetit të Pakicave Kombëtare, z.Sead Kazanxhiu. 

Gjatë takimit u trajtua çështja e respektimit të të drejtave të minoriteteve në transmetimet audiovizive në Shqipëri.
Znj. Krasniqi ka shpjeguar mënyrën e funksionimit të institucionit, përcaktimet ligjore që garantojnë të drejtat e pakicave kombëtare, duke siguruar qasje në përmbajtjet audio dhe audiovizive pa dallim race apo përkatësie etnike, si dhe mbrojtjen e tyre nga diskriminimi në transmetimet audio/audiovizive.

“Ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA ndjekin me kujdes respektimin, ndër të tjera, edhe të së drejtës së minoriteteve në përmbajtjet audiovizive, dhe lajmi i mirë është se nuk ka pasur raste që mund të evidentohen për shkeljen e legjislacionit në fuqi për pakicat”, ka thënë Krasniqi.

Garantimi i të drejtës së informimit të pakicave më gjuhën amtare, përveçse sigurohet me ligjin organik të AMA-s dhe Kodin e Transmetimit, është edhe pjesë e monitorimit periodik të transmetimeve të RTSH-së, që Autoriteti kryen, për të siguruar se ka emisione në gjuhën e pakicave dhe këto emisione kanë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Perpara Monitorimi i zgjedhjeve, kryetarja e AMA-s merr pjesë në takimin e organizuar nga OSBE/ODIHR
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara