Ekipet e inspektimit të AMA-s, janë çdo ditë në terren në luftë kundër piraterisë online. Kontrollet e vazhdueshme në këtë drejtim, identifikimi i shkelësve dhe dërgimi i të dhënave të tyre pranë AKEP për masa të mëtejshme, synon rregullim të tregut dhe pastrimin nga përfituesit e paligjshëm.
Gjatë ditëve të fundit, si rezultat i inspektimeve në terren, u konstatuan IPTV, të cilat aksesoheshin në rrjetin e brendshëm të IP-së publike, 79.106.44.18 me anë të URL-së http://192.168.90.100:25461/c
Provat teknike të bëra në terren vërtetuan se kjo URL mund të arrihej vetëm nga IP-ja publike, 79.106.44.18
Në këtë server në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, jepej qasje për abonentët fundorë programacioni i platformave shqiptare Tring dhe DigitAlb së bashku me paketat sportive përkatëse të tyre; Super Sport dhe Tring Sport, gjithashtu edhe kanale të tjera shqiptare dhe ndërkombëtare.
Të dhënat i janë dërguar AKEP për marrjen e masave të mëtejshme ndërsa lufta kundër Piraterisë nuk do të ndalet