E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë, denoncohet serveri pa të drejta transmetimi

Denoncohet një tjetër server pirat që nuk kishte të drejta transmetimi nga Autoriteti I Mediave Audiovizive. 

Inspektorët e AMA-s të cilët vijojnë punën në terren, për të identifikuar  IPTV pirate, gjatë kontrolleve në qarqet Lezhë e Shkodër konstatuan IPTV, të cilat aksesoheshin në rrjetin e brendshëm të IP-së publike, 185.85.154.115 me anë të portalit, http://130.0.27.131:88/stalker_portal/c/

Provat teknike të bëra në terren vërtetuan se ky portal mund të arrihej vetëm nga IP-ja publike, 185.85.154.115.

Në këtë server në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, shpërndaheshin për abonentë fundorë platformat shqiptare bashkë me paketat sportive përkatëse të tyre: Super Sport dhe Tring Sport. Gjithashtu në transmetime të paautorizuara u gjetën edhe kanalet sportive ndërkombëtare, Arena Sport 1, Arena Sport 2, Arena Sport 3, Arena Sport 4, Arena Sport 5, Arena Sport 6.

Perpara Plani i punës për vitin 2025, mblidhet në Bruksel, bordi i Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara