E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lirimi i brezit të frekuencave 700 Mhz, AMA dakordësohet në parim me Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj. Armela Krasniqi, së bashku me një delegacion nga AMA ka nisur një tur takimesh në vendet fqinjë për koordinimin e punës për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz.

Në vijim të agjendës së saj, znj. Krasniqi zhvilloi një takim me z. Jeton Akiku, i cili drejton Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, në Maqedoninë e Veriut. Gjatë diskutimit, dy drejtuesit u dakordësuan në parim për lirimin e brezit 700 MHz, dhe pas stimulimeve përfundimtare do të vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes në Tiranë.

Maqedonia e Veriut, i bashkohet Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, të cilët janë dakordësuar parimisht për lirimin e brezit të frekuencës 700 MHz.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, znj. Krasniqi u takua edhe me homologët e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMA), kryetarin z. Zoran Trajçevski dhe nënkryetarin z. Selver Ajdiniku me të cilët u diskutua për detyrimet që rrjedhin nga Direktiva 2018/1808 e BE-së si dhe harmonizimi i rregulloreve aktuale me praktikat europiane.

Palët u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave për çështje të përbashkëta që prekin të dy autoritetet.

Perpara Lirimi i brezit 700 MHz, AMA agjendë koordinimi me vendet e rajonit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara