Në vijm të agjendës së takimeve në vendet fqinj me Shqipërinë për koordinimin e procesit për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi dhe delegacioni që e shoqëron zhvilluan një takim në Ministrinë e Qeverisjes Dixhitale shtetin fqinj, Greqi.
Në këtë takim znj.Krasniqi u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Telekomunikacionit dhe Postës, dr.Athanasios Staveris Polykalas.
Kryetarja e AMA-s, ndau eksperiencën dhe diskutimet që pati me homologët në vendet e tjera të rajonit për sfidat dhe mundësitë për lirimin e këtij brezi.
Në përfundim të tryezës së diskutimit, përfaqësuesit e dy institucioneve ranë dakord të vijojnë diskutimin e çështjeve dypalëshe dhe të kërkojnë për zgjidhje në funksion të koordinimit teknik me qëllim çuarjen përpara të këtij procesi, i cili kërkon bashkëveprimin e të gjithë vendeve fqinjë.
Më herët, Krasniqi zhvilloi takime në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, takime në të cilat u arrit dakordësia dhe gjithashtu Bosnje-Hercegovina ka shprehur dakordësinë e saj.
Ambicia e Kryetares Krasniqi është që në një kohë sa më të shpejtë të arrihen disa marrëveshje bilaterale me disa prej vendeve fqinje.