E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lirimi i brezit 700 MHz, AMA agjendë koordinimi me vendet e rajonit

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi dhe delegacioni i AMA-s zhvilloi një takim me homologët e Agjencisë për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimet Postare të Malit të Zi.

Në këtë takim, Krasniqi u prit nga Drejtori Ekzekutiv Darko Grguroviç me të cilin nënvizuan nevojën e koordinimit të frekuencave në kuadër të procesit të lirimit të brezit 700 MHz dhe avancimit sa më të shpejtë të këtij të kësaj agjende.

Në këtë frymë, palët u dakordësuan në parim dhe vendosën piketat për vijimin e bashkëpunimit në këtë drejtim duke hartuar një plan të detajuar sesi do të arrihet deri tek marrëveshja finale e cila pritet të nënshkruhet në një afat sa më të shkurtër.

Në kuadër të këtij procesi, Shqipëria për planin e saj frekuencor ka marrë miratimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe po vijon agjendën e takimeve koordinuese me të gjithë shtetet fqinjë në rajon me qëllim finalizimin e këtij procesi në një kohë sa më shkurtër.

Duke njohur rëndësinë e këtij e procesi si dhe afatet e ngushta për realizimin e tij (30 qershor 2022), AMA do të vijojë ndjekjen e këtij procesi në mënyrë intensive duke koordinuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë me të gjithë palët e përfshira.

Perpara AMA- KPM tryezë rajonale për implementimin e Direktivës 2018/1808 të BE-së

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara