Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi, pritet në zyrat e Këshillit të Evropës, nga Znj. Alina Tatarenko, shefe e Divizionit të Bashkëpunimit për Lirinë e Shprehjes.
Gjatë takimit me të, Znj.Krasniqi i paraqiti prioritetet kryesore të AMA-s ndër të cilat më kryesore përmendim, transparencën e pronësisë së medias audiovizive, si një proces i kryer tashmë, bashkërregullimin e Platformave të Shpërndarjes së Videove, nisur si hap i parë me TikTok-un, lirinë e medias, edukimin mediatik dhe funksionimin e sektorëve kryesorë të AMA-s, si një institucion i pavarur rregullator.
Në fund të këtij takimi me Znj. Alina Tatarenko, shefe e Divizionit të Bashkëpunimit për Lirinë e Shprehjes në Këshillin e Evropës, kryetarja e AMA-s u shpreh: “Mora sigurinë nga Znj. Tatarenko se do të vijojmë të kemi mbështetjen, në ekspertizë dhe jo vetëm, të Këshillit të Evropës në hapa të tjerë si legjislativë, si të ndërtimit të kapaciteteve institucionale apo edhe të lehtësimit të dialogut të aktorëve indirekt të mjedisit rregullator”.