Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi morri pjesë në Forumin për të Drejtat e Njeriut, HR30, “EMPOËER TALK: Qëndresa Kundër Urrejtjes & Përqafimi i të Drejtave”, organizuar në Tiranë nga Qeveria Shqiptare dhe Universiteti Essex në Angli.
Në fjalën e mbajtur në këtë forum Znj. Krasniqi tha se : Në epokën moderne të komunikimit, ku jetojmë sot, gjuha e urrejtjes është kthyer në shqetësim mbarë botëror. Ndër shumësinë e sfidave të kohës që po jetojmë, natyrshëm nënvizohet edhe nevoja për të trajtuar rastet në rritje të gjuhës së urrejtjes. Sot diskutohet për raportin e gjuhës së urrejtjes me liritë themelore, për raportin e gjuhës së urrejtjes me ligjin, me median, për ndikimin e internetit dhe rrjeteve sociale, për vetërregullimin dhe bashkërregullimin e hapësirës virtuale që duket se ka hapur dimensione të reja.
“Në këtë panoramë, sfida ekziston si për median ashtu edhe për rregullatorët, siç është AMA. Ne kemi punuar duke u mbështetur në disa shtylla: reformat ligjore, përafrimi me legjislacionin e BE dhe ndjekja e shembujve perëndimorë, respektimin e të Drejtës për Informim dhe Edukimin Mediatik të Publikut, si investimi më i mirë për krijimin e një audience të mençur dhe vendimmarrëse”- iu tha të pranishmëve Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi.