E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi pret bashkë-raportuesit e Asamblesë Parlamentare të KiE: Në fokus reformat në median audiovizive

Kryetarja e AMA-s, Znj. Krasniqi zhvilloi një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i përbërë nga bashkë-raportuesit Z. Ionut- Marian Stroe, i grupit të Partisë Europiane Popullore, Rumani, Z. Pavel Jablonski, Konservatorët Evropian, Patriotët dhe Partnerët, Poloni, Z. Bas Klein, zv. Shef i Sekretariatit të Komisionit Monitorimit dhe Shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, znj. Giulia Re. 

Gjatë takimit u diskutua mbi veprimtarinë e AMA-s si institucion i pavarur rregullator në fushën e medias audio dhe audiovizive, si dhe mbi zhvillimet dhe sfidat e realitetit mediatik në vend. Një vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me aktet kryesore europiane, përfshirë Aktin Europian për Lirinë e Medias (EMFA) dhe Aktin për Shërbimet Digjitale (DSA).

Kryetarja e AMA-s iu përgjigj interesit të delegacionit lidhur me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me vendimmarrjen e institucionit, kuadrin ligjor në fuqi dhe zhvillimet në tregun audioviziv, përfshirë edhe proceset që janë ende në vijim.

Perpara AMA mbështet me projekte gazetarinë cilësore, Krasniqi merr pjesë në Festivalin e Gazetarisë “Pyet”
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara