Sfidat e reja të tregut mediatik, ishin kryefjalë e vizitës së kryetares së AMA-s, Znj.Armela Krasniqi në Zagreb të Kroacisë.
E ftuar nga homologu i saj Josip Popovac, ata zhvilluan një takim në zyrat e Agjencisë Kroate të Mediave Elektronike, AEM, ku kryetarja e AMA u njoh me organizimin dhe shtyllat kryesore ku është përqendruar puna për rregullimin e tregut audioviziv në Kroaci.
“Shkëmbyem eksperiencat e deritanishme dhe lamë të hapura dritaret e bashkëpunimit për të çuar me tej urat lidhëse që na ndihmojnë për të përballuar sfidat e tregut aktual mediatik” – u shpreh Krasniqi.
Sipas saj me zhvillimin e teknologjisë edhe fokusi i rregullatorëve po përballet me sfida të reja dhe për këtë arsye bashkëpunimi, shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës, por edhe planet e përbashkëta në këtë realitet, janë mënyrat e vetme për të qenë të suksesshëm dhe për të ecur me të njëjtin hap që teknologjia na dikton.