E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi në Asamblenë e 23-të plenare të MNRA: Bashkërregullimi me platformat shmang përmbajtjet e dëmshme online

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë në Asamblenë e 23-të plenare të Rrjetit Mesdhetar të Rregullatorëve (MNRA), ku kryefjalë e takimit kanë qenë, parimet e UNESCO-s për qeverisjen e platformave digjitale dhe zbatimin e tyre.
 
Përfaqësuesi i UNESCO-s për Mbrojtjen e lirisë shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve, Mikel Aguirre Idiaquez inkurajoi iniciativën e AMA-s për bashkërregullimin me platformat për të shmangur përmbajtjet e dëmshme dhe theksoi se mbështetja për këto iniciativa është e formalizuar në Udhëzuesin e UNESCO-s që nxit bashkëpunimin dhe komunikimin midis rregullatorëve dhe platformave.
 
Ndërkaq Kryetarja e AMA Znj.Armela Krasniqi, parashtroi rezultatet e përfaqësimit si Presidente e MNRA në këtë Forum të organizuar nga UNESCO, një organizatë lider për detyrimet e të gjitha palëve në miradministrimin e platformave digjitale.
 
Kryetarja e AMA-s Znj.Armela Krasniqi ka mbajtur postin e zv.Presidentit nga dhjetori i vitit 2022, ndërsa në vitin 2023-2024 ajo ka qenë president i Rrjetit Mesdhetar të Rregullatorëve (MNRA).
 
Rrjeti mesdhetar i Autoriteteve Rregullatore u themelua në nëntor të vitit 1997, si një hapësirë dinamike komunikimi dhe shkëmbimi praktikash mbi modelet dhe transformimin e tregut audioviziv.  Një nga qëllimet parësore të Rrjetit mbetet forcimi dhe përafrimi i qasjeve të vendeve anëtare në ballafaqimin e sfidave të sektorit audioviziv. Pjesë e Rrjetit janë autoritete rregullatore të Francës, Spanjës, Izraelit, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Marokut etj, vende që përfshijnë gjirin e Mesdheut.
 
Perpara Çertifikatë mirënjohje për nismën “Fol Shqip”
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara