E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Konsultimet publike për ndryshimet në Rregulloren e Autorizimeve, Krasniqi: E kënaqur për dakordësinë që patëm me subjektet në Qarkun e Elbasanit

Në kuadër të propozimeve që Autoriteti i Mediave Audiovizive ka përgatitur për projektaktin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”, Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka vijuar konsultimet publike me OSHMA-të në Qarkun e Elbasanit. 

Në këtë takim subjekteve të autorizuara ju paraqitën propozimet për ndryshimet, të cilat do të sjellin lehtësi në procedurat e rinovimeve të autorizimeve por gjithashtu do të forcojnë edhe kontrollin në tregun audioviziv.

Ashtu sikurse ndodhi në takimet e mëparshme, edhe përfaqësues të OSHMA-ve të Elbasanit shprehën dakordësinë e plotë në mbështetje të këtyre ndryshimeve, që do të frenojnë gjithashtu paligjshmërinë në tregun audioviziv.

“Jam e kënaqur që pas qarqeve të Kukësit e Dibrës, edhe në Elbasan gjetëm mbështetje të plotë nga sektori i industrisë për hapat që po hedhim. Dhe për ne në AMA ky është një lajm i mirë”, u shpreh Znj. Krasniqi.

Ky projektakt synon të përmirësojë më tej kuadrin rregullator për dhënien e autorizimeve, duke reflektuar zhvillimet aktuale të tregut mediatik, sfidat teknologjike dhe nevojën për forcimin e masave që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të transmetimit, integritetin e sinjalit dhe konkurrencën e ndershme.

Autoriteti i Mediave Audiovizive do të vijojë turin e tryezave konsultative edhe në qytete të tjera të vendit, në funksion të përfshirjes sa më të gjerë të aktorëve të interesuar dhe për të garantuar që çdo ndryshim i propozuar në kuadrin nënligjor të bazohet në dialog të hapur, transparencë dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Perpara Ndërhyrje e AMA-s dhe Policisë së Shtetit ndaj një rasti të transmetimeve të paligjshme audiovizive në qytetin e Kukësit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara