E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Harmonizimi i Aktit të Shërbimeve Digjitale me legjislacionin shqiptar: tryezë dialogu me institucionet dhe ekspertin e BE

Në kuadër të angazhimeve që rrjedhin nga Kapitulli 10, “Transformimi Digjital dhe Media”, me iniciativën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, u zhvillua sot  takim dialogues mbi harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Aktin e Shërbimeve Digjitale DSA.

Takimi u drejtua nga Zv/Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht bashkë-negociatore për Kapitullin 10, Znj. Enkelejda Muçaj, dhe u zhvillua me praninë e ekspertit të Bashkimit Evropian, Z. Francesco Sciacchitano, i cili prezantoi në detaje DSA-në, risitë që ky akt sjell në rregullimin e platformave online, si dhe mënyrën e implementimit dhe transpozimit të tij në legjislacionin shqiptar, në përputhje me standardet dhe praktikat e BE-së.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e AMAs, Znj. Armela Krasniqi ka theksuar angazhimin e AMA-s për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitulli 10, ku një nga prioritetet kryesore mbetet transpozimi i Aktit të Shërbimeve Digjitale në legjislacionin shqiptar.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike kontribuese në Kapitullin 10 dhe të lidhura me zbatimin e DSA, shoqërisë civile,  përfaqësues të biznesit, si dhe partnerë ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan në kuadrin ligjor dhe rregullator në Shqipëri, opsionet për përafrim me DSA, rolin e Koordinatorit të Shërbimeve Digjitale (DSC), si dhe koordinimin institucional dhe me Komisionin Evropian..

Shqipëria mbetet e angazhuar në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, si pjesë e rrugëtimit drejt integrimit evropian.

Perpara THIRRJE SENSIBILIZUESE/ Raportim i përgjegjshëm i rasteve që përfshijnë të mitur dhe individë në situata të vështira shoqërore
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara