E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Fushata kombëtare për edukimin mediatik ndalet në Lezhë, kryetarja e AMA-s bashkëbisedon me të rinjtë e gjimnazit “Hydajet Lezha”

Pas përfundimit me sukses të fushatës së edukimit mediatik, “Kompetencë mediatike për moshat parashkollore”, të zhvilluar në kopshtet e Tiranës urbane, me iniciativë të Këshillit të Ankesave në AMA, ka nisur fushata me shtrirje kombëtare, këtë herë e fokusuar te nxënësit e arsimit parauniversitar. 

Fushata nisi me gjimnazistët e “Kostandin Kristoforidhit” në Elbasan ku kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi dhe Kryetarja e Këshillit të Ankesave Znj. Mirela Oktrova, bashkëbiseduan me nxënësit mbi rreziqet e dezinformimit, mbrojtjen e privatësisë online dhe rëndësinë e mendimit kritik në epokën digjitale.
Takimi i dytë u organizua në qytetin e Lezhës me gjimnazistët e shkollës së mesme “Hydajet Lezha” ku kryetarja e AMA-s u shpjegoi të rinjve rreziqet që fshihen pas ekranit të telefonit celular, lojës online, komunikimeve me të panjohur etj.

Sipas Krasniqit, akti i parë, ai i të menduarit kritik, është thelbësor për të qenë të sigurt në botën virtuale, përballë rreziqeve që lidhen me pasojat e gjuhës së urrejtjes, keqpërdorimit të të dhënave tona personale, dhunës, përmbajtjeve të dëmshme, abuzimeve të llojeve të ndryshme.

Nisma zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Agjencinë Kombëtare të arsimit parauniversitar dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së arsimit parauniversitar dhe synon të fuqizojë ndërgjegjësimin e të rinjve për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të medias dhe teknologjisë digjitale. Aktivitetet do të vijojnë në qytete të tjera të vendit gjatë vitit 2026.

Perpara Transparenca AMA–TikTok, hiqen nga platforma 28 përmbajtje të dëmshme dhe 934 foto/video të piratuara

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara