Aksioni kundër piraterisë i shtrirë në gjithë Shqipërinë, vijon çdo ditë të javës.
Ekipet e inspektimit të AMA-s në terren kanë konstatuar një Server OTT (OVER THE TOP), i arritshëm nga të gjithë rrjetet e internetit me web adresë: http://loc.ipalfa.org, i cili i përket IP adresës 80.91.126.169.
Provat teknike të kryera në terren vërtetuan se në këtë server, i cili ndodhet në Shqipëri, përfshiheshin platformat shqiptare, TRING e DIGITALB, bashkë me kanalet sportive përkatëse. Gjithashtu transmetoheshin edhe kanale sportive ndërkombëtare: Arena Sport 2, Arena Sport 3, Arena Sport 4, Bein Sport 3, Bein Sport 4, Bein Sport 5, Bein Sport 6, Bein Sport 7, DAZN 4.
AMA ia ka nisur këtë adresë AKEP për masa të mëtejshme, në të gjithë territorin e vendit.
Bashkëpunimi i AMA me operatorët e ndershëm dhe të ligjshëm e bën edhe më efektiv luftën kundra piraterisë.