E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Dita e dytë e Konferencës Globale të UNESCO-s mbi Qeverisjen e Platformave Digjitale 2026, në fokus ndërtimi i një kuadri global të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës

Në Pretoria të Afrikës së Jugut u mbajt dita e dytë e Konferencës Globale të UNESCO-s mbi Qeverisjen e Platformave Digjitale 2026. Në thelb të saj ishte idea e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimit të një kuadri global të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt respektimit të të drejtave të njeriut në hapësirën digjitale. 

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi së bashku me Sekretaren e Përgjithshme, Znj. Ronelda Rapollari, dhe Drejtor i Kabinetit, Znj. Alida Cenaj.

Gjatë paneleve tematike, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë e krijimit të një sistemi të unifikuar që garanton transparencën, përgjegjshmërinë dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në platformat online. Diskutimet u përqendruan në analizën e zhvillimeve aktuale në fushën e qeverisjes digjitale, arritjeve të arritura deri më tani dhe sfidave që mbeten për t’u përballuar në drejtim të rregullimit të hapësirës digjitale dhe sigurimit të një mjedisi informativ të besueshëm, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Në qendër të debatit qëndroi nevoja për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe aktorëve të sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet një qasje më e koordinuar për qeverisjen e platformave. Po ashtu, u vu theksi në rëndësinë e promovimit të pluralizmit mediatik si faktor thelbësor për demokracinë dhe shoqëritë e hapura.

Një ndër temat më të diskutuara ishte roli në rritje i Inteligjencës Artificiale në transformimin e peizazhit mediatik dhe digjital, ku pjesëmarrësit ndanë qëndrime mbi nevojën për politika të përgjegjshme dhe mekanizma mbikëqyrës që garantojnë përdorimin etik dhe të drejtë të kësaj teknologjie.

Konferenca vijoi me sesione të tjera tematike që synojnë hartimin e rekomandimeve konkrete për ndërtimin e një kuadri global të qeverisjes digjitale, që në qendër ka njeriun dhe të drejtat e tij themelore.

Perpara Konferenca Globale e UNESCO-s në Pretoria, Krasniqi prezanton eksperiencën e bashkëpunimit të AMA-s me platformat TikTok dhe X
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara