E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Dita botërore e Radios / AMA konsultim publik për Projektrregulloren e Re të Radiove!

13 Shkurti është caktuar si Dita Botërore e Radios nga UNESCO në kujtim të datës së themelimit të Radios së Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.
Me këtë rast, Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi në mjediset e Bibliotekës së Re të qytetit të Korçës një takim me ofrues të shërbimeve audio.

Kryetarja e Autoritetit Armela Krasniqi në fjalën e saj tha se “duke kujtuar këtë ditë synohet që të tërhiqet vëmendje ndaj rolit dhe ndikimit të këtij mediumi në shoqëri, të nxitet përshtatja e performancës së redaksive me zhvillimet e vrullshme teknologjike dhe përhapjen në shkallë të gjerë të internetit”.

Për zonjën Krasniqi, radioja është shumë e fuqishme sepse arrin shpejt një audiencë të madhe dhe i lejon njerëzit brenda kësaj audiencë të ndërveprojnë me njëri-tjetrin më lehtë sesa mediumet e tjera.

Jorgjeta Gjançi, një nga punonjëset më të vjetra të Radio Korçës, vlerësoi rolin që radio ka në shoqëri sidomos në kohë të vështira për të gjithë. “Pas Radio Tiranës, në 27 prill 1941 u themelua Radio Korça. Por edhe radio të tjera, Radio Kukësi, Radio Gjirokastra, Radio Shkodra kanë bërë një punë të lëvdueshme, por referenca jonë ka qenë dhe mbetet Radio Tirana”.

AMA ka pasur dhe ka në vëmendje ndjekjen e performancës së radiove përmes lehtësimit të procedurave për licencim/ rilicencim; ka mbështetur redaksitë radiofonike në përballimin e situatës së COVID-19, duke ju reduktuar detyrimin financiar sipas nivelit të zonës së mbulimit me sinjal.

Kryetarja e AMA tha gjatë diskutimeve se u zgjodh pikërisht kjo datë dhe vendtakimi Korçë për të diskutuar Projektrregulloren e radiove që AMA ka në proces konsultimi publik me synimin për të ndarë me redaksitë mendime dhe propozime për të krijuar lehtësi procedurash, transparencë dhe për të garantuar konkurrencën e lirë në treg.

Nga të pranishmit pati diskutime për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së liçensës, lehtësimin e procedurave për rilicensim, si dhe marrjen në konsideratë të historikut të mediumit për subjekte ekzistuese, shtrirjen e fushatave ndërgjegjësuese të AMA-s dhe në radio lokale, kriteret e marrjes së autorizimit për radiot online.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga radio private dhe publike në Korçë, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Lushnjë e Berat.

Takimi i radhës për vijimin e konsultimit publik për Projektrregulloren e shërbimeve audio do të zhvillohet në Shkodër.

 

Perpara Njoftim Shpallje për vend të lirë punë Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara