Koha që zënë partitë politike në edicionet informative është një tjetër informacion që reflektohet në monitorimet mujore të përmbajtjeve, të kryera nga ekipi i AMA-s. Sipas të dhënave të monitorimit për muajin Nëntor, rezulton se Partia Demokratike dhe PD tjetër kanë zënë 70.91% të hapsirës së edicioneve informative në televizionet kombëtare. E treta në radhë […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur sot për konsultim ndryshimet e propozuara në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Në tryezën e parë të konsultimit ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit e OSHMA-ve për tu njohur me ndryshimet nen për nen, duke i hapur rrugë kështu fushatës së konsultimeve, e cila do të […]
Duket se ka qenë e fortë “gara” mes lajmeve me temë sociale me ato ekonomike, në edicionet informative, gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat interesante vijnë nga rezultatet e monitorimit të temave të lajmeve që televizionet kombëtare kanë transmetuar gjatë vitit 2022, të realizuara dhe përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës së të […]
Janë drejt fundit diskutimet për ndryshimet e parashikuara në ligjin, “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Ekipi i punës në AMA është në fazën e përmbylljes së draftit, i cili parashikohet t’i prezantohet grupeve të interesit, në tryezën e parë të konsultimit, të enjten e 7 Dhjetorit. Pas fenomeneve të vërejtura në tregun mediatik, […]
Sfidat aktuale të tregut mediatik, shkëmbimi i eksperiencave mes vendeve në përballjen e tyre, si dhe direktivat dhe rregulloret e reja të BE-s që priten të hyjnë në fuqi së shpejti, kanë qenë disa nga temat e diskutuara në konferencën 2-ditore me temë, “Horizontet Mediatike: Sfidat e së ardhmes”, organizuar nga Agjencia e Medias Elektronike […]
Angazhimi i pjesëmarrësve, femra/meshkuj, në programe të ndryshme televizive, i ndarë në dy kategori, moderatorë dhe të ftuar, është një prej të dhënave të reflektuara në Buletinin Statistikor të vitit 2022, hartuar nga specialistët e AMA-s. Subjektet audiovizive në strukturën e tyre programore përfshijnë emisione ose rubrika që transmetohen çdo ditë, një ose disa herë […]
Janë miratuar ndryshimet e kërkuara dhe biseduara me OSHMA-të ripërsëritëse, lidhur me Rregulloren “Për kriteret dhe Procedurat e Dhënies së Autorizimeve”, miratuar me vendimin Nr.99 datë 07.06.2017 të AMA-s. Zhvillimet e tregut mediatik, por edhe problematikat e ndeshura në terren, nxorrën nevojën e ndryshimeve edhe të rregulloreve, mbi të cilën operojnë transmetuesit audio dhe audioviziv në […]
Monitorimi i përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të gjatë muajit Tetor, ka përfunduar me pesë masa, “Tërheqje Vëmendje”, për pesë televizione me shtrirje kombëtare. Shkeljet e konstatuara nga ekipi i Monitorimit dhe Analizës në AMA kanë të bëjnë me transmetimin e komunikimeve tregtare dhe reklamave në edicionet informative. Ligji “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, […]
Lajmet ndërkombëtare kanë qenë mbizotëruese në televizionet kombëtare gjatë muajit Tetor. Nga rezultatet e monitorimit, të kryer nga ekipi i AMA-s, vihet re se lajmet ndërkombëtare zënë 15.96% të kohës, të ndjekura nga lajmet me tematikë sociale, me 11.72%. Ndërsa politika ka “garuar” me lajmet që pasqyronin veprimtarinë e drejtësisë, respektivisht me 9.83% dhe 9.6% […]
Të dhënat e publikuara në Buletinin Periodik të AMA-s, për vitin 2022, tregojnë se gratë e angazhuara në OSHMA zënë pothuaj 1/3 e të punësuarve në këto subjekte. Sipas statistikave përqindja më e lartë e të punësuarve në televizione, radio dhe kabllorë, është meshkuj. Respektivisht në televizione raporti mes femrave dhe meshkujve është 39% me […]