Me luhatje në përqindje, nga njëri ekran në tjetrin, por pa të dhëna që të reflektojnë paragjykim mbi gjininë, është përfundimi i vlerësimit të angazhimit gjinor në programet televizive, në Buletinin Periodik të vitit 2023. Vlen kjo për angazhimin, qoftë si moderator, qoftë si të ftuar në emisione Të dhënat interesante janë nxjerrë nga monitorimi, […]
Sekretarja e Përgjithshme e Autoritetit të Mediave Audiovizive, bashkë me disa drejtues të lartë të institucionit, kanë pritur sot në një takim, drejtuesit e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë dhe ekspertë ndërkombëtar të KiE-s, të cilët ndodhen në Shqipëri, në kuadër të planifikimit të asistencës në zgjedhjet e ardhshme elektorale në vend. Delegacioni […]
Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë 7 muajve të parë të vitit 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 27 gjoba për subjekte të ndryshme OSHMA. Nga monitorimi i përmbajteve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, janë konstatuar transmetime që nxisin dhunën ose […]
Përmbushja e detyrimeve ligjore si mbikqyrës dhe rregullator të medias audio dhe audiovizive shqiptare, si dhe përshtatja me sfidat aktuale të tregut mediatik, kanë qenë objektiv i punës së Autoritetit të Mediave Audiovizive. Gjatë vitit 2023 kemi realizuar objektivat tanë profesionalë, bazuar në disa përparësi kryesore që nisin që nga rritja e standardit të […]
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë Raportin Vjetor të vitit 2023. Në fjalën e saj ajo ka bërë një përmbledhjeve të angazhimeve kryesore të AMA-s gjatë vitit që lamë pas. Ndër prioritetet e AMA-s gjatë vitit 2023, Krasniqi ka theksuar ndryshimet ligjore të bëra në ligjin organik të […]
Muaji Qershor ka prodhuar më shumë lajme sportive për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se lajmet sportive kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga ato politike. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas sportit, me 18.50%, vijnë […]
Bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 244, datë 05.07.2024, më datë 04.08.2024 do të zhvillohen votimet e pjesshme për kryetar të Bashkisë së Himarës, qarku Vlorë. Referuar vendimit nr.3, datë 17.07.2024, të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, fushata elektorale do të fillojë më datë 27.07.2024 dhe do të vijojë deri më datë 02.08.2024. Data 03.08.2024 […]
Sot është finalizuar me sukses nisma e AMA-s për ngritjen e një prej instrumenteve më të rëndësishëm të tregut audioviziv. Pas një pune 6-mujore, është zyrtarizuar Komiteti i Përbashkët i Industrisë, i cili do të hedhë hapat e mëtejshëm për fillimin e procesit të Matjes së Audiencës. Pas një procesi nxitës për palët, drejtuar nga […]
Muaji Maj ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se temat sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga ato politike. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas sociales, me 13.27%, vijnë […]
Në cilësinë e Presidentes së Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, MNRA, dhe si Kryetare e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë në “Forumin Global të Rrjeteve”, organizuar për herë të parë nga UNESCO, mbi Qeverisjen e Platformave Online.Me më shumë se 200 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Botës, në këtë konferencë të zhvilluar […]